Burime të Sinjalit konfirmojnë se Egzon Guri, 31-vjeçar nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si person i zhdukur më datë 09.05.2025 nga babai i tij, Burhan Guri, është gjetur dhe është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Rasti kishte ndodhur më 08 maj, kur Egzoni kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer, duke shkaktuar shqetësim të madh në familje.
Hetuesit rajonalë, pas një pune hetimore disaditore, kanë arritur ta intervistojnë viktimën më 19 maj, i cili ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij, si pasojë e një ngarkese psikike, dhe ishte strehuar në një vilë për disa ditë për të pushuar dhe qetësuar.
Ai theksoi se gjatë kësaj kohe nuk kishte qenë viktimë e ndonjë presioni apo dhune dhe se është kthyer vetë në shtëpi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!