Një lajm i mirë ka ardhur për familjen Stublla nga Podujeva, pas disa ditësh ankthi dhe pasigurie për fatin e djalit të tyre të zhdukur, raporton Gazeta Sinjali.
Burime nga organet e rendit bëjnë me dije se më 3 korrik 2025, Shaban Stublla ishte larguar nga banesa e tij në rrugën “Lekë Dukagjini” në Podujevë, pa lënë ndonjë gjurmë. Babai i tij, Sh.S, rreth 62-vjeçar, e kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës më 7 korrik, pasi djali nuk ishte kthyer në shtëpi për disa ditë.
Pas raportimit të rastit, autoritetet kishin filluar procedurat për shpalljen e tij të zhdukur, ndërsa më 10 korrik rreth orës 13:40, ankuesi ka lajmëruar Policinë se e kishte gjetur djalin e tij në gjendje të mirë shëndetësore.
Lidhur me këtë zhvillim, është njoftuar Prokuroria, e cila ka urdhëruar që rasti të procedohet me raport të veçantë.
Sinjali do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për raste të ngjashme nga vendi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!