image Lajm i mirë: Covax njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina deri në maj

Shëndetësi

Lajm i mirë: Covax njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina deri në maj

news image

Lista e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj është publikuar nga aleanca Covax, shkruan Gazeta Sinjali.

Një nga këto vende është edhe Kosova ku pritet të dorëzohen 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca.

Vendi jonë pritet të përfitojë 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti i Indisë “Serum”.

Covax ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit, etj.

Dorëzimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar këtë javë dhe sapo të bëhen të gatshme dozat tjera do të vazhdojnë të dorëzohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Covax.

Në këtë listë është edhe Shqipëria, por si vetfinancuese e 120 mijë vaksinave. /Gazeta Sinjali/