image Lajm i keq për vegjetarianët: Të ushqyerit vetëm me perimeve paraqet këtë rrezik!

Shëndetësi

Shëndet/ Lajm i keq për vegjetarianët: Të ushqyerit vetëm me perimeve paraqet këtë rrezik!

news image

Komuniteti i vegjetarianëve është shumë i përhapur në botë, madje në rritje.   

Megjithëse heqja dorë nga konsumimi i mishit në të shumtën e rasteve bëhet me qëllim të rritjes së përfitimeve shëndetësore, kjo mënyrë e të ushqyerit ka edhe anën e vetë të rrezikut.

Sipas një studimi të zhvilluar nga EPIC-Oxford, për njerëzit që konsumojnë vetëm perime është ulur rreziku nga sëmundjet e zemrës, por është rritur rreziku i goditjes në tru.

Shkencëtarët britanikë ekzaminuan të dhënat e projektit studiues afatgjatë i cili ka ekzaminuar të ushqyerit dhe shëndetin e 48 mijë personave.

Gjysma e pjesëmarrësve të cilët janë ndjekur gjatë viteve 1993-2001 kanë ngrënë mish, 7 500 prej tyre peshk, ndërsa mbi 16 000 prej tyre kanë qenë vegjetarianë.

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar 2 820 sëmundje koronare të zemrës si dhe 72 000 raste të goditjes në tru prej të cilave 300 hemorragjike.

Ekspertët vëzhguan se tek vegjetarianët sëmundjet e zemrës janë  zvogëluar për 22%,  ndërsa tek ata që hanë peshk është ulur me 13%.

Nga ana tjetër, sipas studimit, është rritur me 20% mundësia për goditje në tru tek ata që ushqehen me perime.

Hulumtuesit theksuan se ky rrezik tek vegjetarianët mund të jetë i lidhur me nivelin e ulët të vitaminës B12, duke tërhequr vëmendjen për më shumë punime në lidhje me çështjen.

Ndërkohë dietologët propozuan që për shëndetin më mirë është ushqimi i shumëllojshëm.

Detajet e këtij studimi  janë publikuar në revistën “British Medical Journal”./Sinjali/