Një tjetër lajm i keq për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe trajnerin e ri Sylvinho. Pas Armando Brojës, mësohet se një tjetër lojtar kuqezi është dëmtuar.
Bëhet fjalë për Ardian Bajramin, i cili ka thyer fibulën e këmbës së djathtë dhe koha e rikuperimit të tij pritet të jetë nga 4-6 muaj. Kjo do të thotë se dëmtimi i Bajramit është shumë i rëndë dhe në këtë mënyrë do të mbyllë sezonin para kohe.
20-vjeçari i cili luan me ekipin B të Benficas humbet kështu edhe ndeshjet eliminatore të kombëtares shqiptare të muajit mars dhe qershor, duke mos mundur dot të jetë nën urdhrat e Sylvinhos.