image Lajm i keq për portierin e Kosovës, Aro Muric

Sport/ Lajm i keq për portierin e Kosovës, Aro Muric

news image

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra e Nottingham Forestit, përcjell të hënën NottinghamPost.

Në një sondazh, tifozët e Nottinghamit kanë kërkuar largimin e Muric në janar, pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij deri më tani.

Muric është në mesin e katër lojtarëve që kanë marrë më së shumti vota (15%) që të largohen nga ekipi.

Ai para fillimit të këtij edicioni u huazua te Nottinghami për një vit nga Manchester City, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

21-vjeçari deri më tani ka vetëm pesë paraqitje për Nottinghamin në të gjitha garat.