Serbia nuk ka të ndalur me fushatën agresive kundër shtetësisë së Kosovës. Sipas shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, Kosovës i është hequr edhe një njohje.
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Togo është vendi i 15-të i cili zyrtarisht e ka tërhequr njohjen.
Daçiq ka thënë për “Tv Pink”, se shënimi për tërheqjen e njohjes Serbia e kishte marrë më 28 qershor, në ditën e “Vidovdanit”.
Daçiq citohet të ketë thënë se këtë ka dashur ta bëj publike më herët mirëpo, ambasadorët e shteteve të QUNT-it, përmes një letre i kishin kërkuar Serbisë që të ndalojë fushatën e tyre kundër Kosovës.
“Ne nuk donim që kjo të rezultojë se është politika jonë e bazuar në ndryshime. Ne po bëjmë punën tonë”, theksoi Daçiq, transmeton lajmi. net.
Sipas Daçiqit, qëllimi i Beogradit është që numri i vendeve që e njohin Prishtinën të bjerë nën gjysmën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, pra nën numrin e 97 vendeve.
“Në këtë mënyrë, ne kuptojmë se ata (Kosova) nuk mund të veprojnë ashtu siç dëshirojnë, ata duhet të shkojnë në një marrëveshje, jo se ata mendojnë se çështja ka mbaruar. Por ja që nuk ka mbaruar”, theksoi Daçiq.
Sipas tij, Kosova nuk mund të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara sepse, siç u shpreh Daçiq, Rusia do të vendosë veton ndaj Këshillit të Sigurimit, por nëse Rusia nuk bën veton, ai thotë se “ne duhet të kemi një shumicë të anëtarëve të KB në anën tonë”.
Pavarësisht kërkesës së shteteve të QUNT-it, që Serbia ta ndalojë propagandën e saj kundër Kosovës dhe luftën për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, Daçiq thotë se ai nuk do ta ndalë këtë aktivitet dhe do të vazhdojë të sjellë tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe, Togo është një vend në Afrikën Perëndimore me kryeqytet Loman dhe ka një popullsi prej 7.6 milionësh.
Togo ka një vijë bregdetare 56 kilometër të gjatë, ajo hyn në Gjirin e Guinesë, pjesë e Oqeanit Atlantik, në perëndim kufizohet me Gana, në veri me Burkina Faso dhe në lindje me Benin./Sinajli/
Serbia po vazhdon fushatën e egër kundër shtetit të Kosovës. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se shteti afrikan i Togos ka marrë vendimin për të tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Togo është shteti i 15-të që tërheq njohjen.
Ai ka pranuar se ka për qëllim që numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bie nën 97, që i bie të jetë gjysma e 193 vende sa i kanë në total Kombet e Bashkuara.
“Vazhdojmë tutje, derisa Kosova që ta kuptojë që gjërat nuk kanë marrë fund dhe se duhet të mendoj për kompromis”, ka shtuar Daçiq për televizionin Pink.
Kujtojmë se shtetet e Quint-it e kanë lëshuar një deklaratë në të cilën i bënte thirrje Serbisë që ta ndërprente fushatën kundër njohjeve të Kosovës.
Togo e ka njohur pavarësinë e Kosovës në korrik të vitit 2014.