image Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

Politikë

Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

news image

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ashtu siç ishte raportuar, kjo u bë e ditur edhe zyrtarisht sot nga Këshilli i BE-së.

“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.

Më parë, Lajçaku ishte nominuar nga shefi i tij, Josep Borrell, për Ambasador të BE-së në Zvicër.

/GazetaSinjali/