image Lajçaku shkon sot në Serbi, do të takohet me Vuçiqin

Politikë

Lajçaku shkon sot në Serbi, do të takohet me Vuçiqin

news image

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Serbi .

Në Beograd, Lajçaku do të pritet në takim nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zyrës së Vuçiqit për media, takimi mbahet në orën 12:00.

Diplomati sllovak shkon në Serbi nga Sllovenia ku mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Në një takim që pati dy ditë më parë në Slloveni me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lajçaku e konfirmoi se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë në Bruksel.

/GazetaSinjali/