Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Serbi .
Në Beograd, Lajçaku do të pritet në takim nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas zyrës së Vuçiqit për media, takimi mbahet në orën 12:00.
Diplomati sllovak shkon në Serbi nga Sllovenia ku mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.
Në një takim që pati dy ditë më parë në Slloveni me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lajçaku e konfirmoi se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë në Bruksel.