image Lajçaku në fund të mandatit - në SHBA flet për dialogun dhe Ballkani Perëndimor

Politikë

Lajçaku në fund të mandatit – në SHBA flet për dialogun dhe Ballkani Perëndimor

news image

I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar për vizitë zyrtare në New York.

Lajçak atje është takuar me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet Politike, Rosemary DiCarlo.

Në takim, siç ka bërë të ditur, Lajçaku me anë të një postimi në platformën X, është folur për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun.

Për Ballkanin Perëndimor, ai ka folur edhe në një takim tjetër që pati në SHBA me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Një nder i madh të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij”, shkroi emisari evropian.

Ndryshe, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë në mes të dy kandidatëve për pasardhësin e Miroslav Lajçakut në postin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, janë të vetmit kandidatë të cilët janë paraqitur për këtë rol deri të premten e kaluar, kur edhe skadoi afati për dorëzimin e aplikimeve.

Ndërkohë, në BE nuk japin ndonjë hollësi për këtë dhe vetëm konfirmojnë se “procesi i zgjedhjes është në vazhdim e sipër”.

“Mandate i përfaqësuesit të lartë Miroslav Lajçak mbetet në fuqi deri në fund të janarit. Zgjedhja e pasardhësit të tij është momentalisht në vazhdim e sipër dhe në do të japim njoftime të reja me kohë”, ka thënë Annita Hipper, zëdhënëse e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

/GazetaSinjali/