image Lajçaku e mban në zyre një hartë që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë

Kosovë

Lajçaku e mban në zyre një hartë që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë

news image

Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, e mban në zyrë emisari special pëe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo u vërejt kur i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, dha intervistë nga Brukseli për Platformën EWB (European Western Balkans). Nga aty Lajçaku foli për vizitën që pritet ta bëjë në Prishtinë e Beograd.

Në kryeqytetin e Kosovës emisari evropian mes tjerash pritet ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për të cilin në raport me dialogun, diplomati ka shumë pritje.

Kjo ndonëse Kurti ka deklaruar se bisedimet me Serbinë janë prioriteti i katërt i qeverisjes së tij kur të bëhet kryeministër.

”Albin Kurti është një politikan serioz me mandat të fuqishëm për kohën që po vjen. Sa ishte Kryeministër ai hoqi tarifën dhe e beri te mundur vazhdimin e dialogut. Ai ishte pjesë e bashkëpunimit të suksesshëm me Serbinë për çështje të shëndetësisë.Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Albin Kurtin në krejt këtë periudhë. Natyrisht ai e di se cilat janë pritjet e Bashkimit Europian”, deklaroi Lajçak, raporton Klankosova.

Në Vetëvendosje nuk kanë preferuar të flasin për takimin e liderit të tyre me Lajçak dhe pritjet që ai i ka për Kurtin duke thënë se deklarim bëjnë tek pasi që takimi të ndodh.

/Gazeta Sinjali/