image Lajçak viziton pikën kufitare në Merdare dhe niset për në Beograd

Evropë

Lajçak viziton pikën kufitare në Merdare dhe niset për në Beograd

news image

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në Kosovë, tani është nisur për në Beograd, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është ndalur për vizitë në pikën e Merdares.

“Gjatë rrugës për në Beograd, jam krenar që vizitoj ambientet e pikës së përbashkët në Merdare të ndërtuara nga BE-ja me 4.6 milionë euro, dhe tani e përdorur plotësisht nga të dy palët siç kishin rënë dakord në dialog në vitin 2011”, ka shkruar Lajçak. /Gazeta Sinjali/