Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, pas vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, do të vizitoj edhe Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai kryeqytetin serb do ta vizitoj të hënën dhe të martën, ndërkaq këtë e bëri të ditur në një konferencë për media.
Njësoj sikur në Prishtinë, Lajçak edhe në Beograd e ka në plan të diskutojë mbi situatën aktuale lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për progresin në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve ballkanike.
Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Lajçak do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Beograd, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile.