Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar sot në Bruksel me Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Lajçak ka thënë se me Barbanon kanë folur për zhvillimet e fundit dhe punën e EULEX-it.
“Kishim një diskutim shumë të dobishëm për punën e rëndësishme të @EULEXKosovo dhe folëm për zhvillimet e fundit në terren. E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Lajçak.