image Lajçak takon Nuland: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog

Politikë

Lajçak takon Nuland: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog

news image

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak njoftoi se me Nuland kanë diskutuar lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes nga kriza.

Pata një bisedë shumë të mirë me @UnderSecStateP Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes. Ranë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, shkroi ai.

/GazetaSinjali/