image Lajçak takohet me Dodikun: Bosnja ka perspektivë vetëm si e bashkuar dhe sovrane

Rajon

Lajçak takohet me Dodikun: Bosnja ka perspektivë vetëm si e bashkuar dhe sovrane

news image

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Bosnjës dhe Hercegovinës nga Republika Srpska, Millorad Dodik në Forumin Ekonomik të Delfit që po mbahet në Athinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga atje Lajçak ka përçuar mesazhin se Bosnja dhe Hercegovina ka perspektivë, vetëm si e bashkuar dhe sovrane.

“Në Forumin e Delfit unë u takova me Milorad Dodik, Kryetar i Presidencës së Bosnjës dhe Herzegovinës. Mesazhi im ishte se si e vetme, e bashkuar dhe sovrane, Bosnja dhe Hercegovina ka një perspektivë. Vendi duhet të shfrytëzojë mundësinë për të bërë progres në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Gazeta Sinjali/