image Lajçak sot në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

Politikë

Lajçak sot në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

news image

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.

Shërbimi për bashkëpunim me media në Presidencën e Serbisë njofton se takimi i tyre do të fillojë në ora 13:30.

Zyrtari evropian ka ardhur në Prishtinë më 13 tetor, ku në të njëjtën ditë u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Temat e takimit ishin rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve, energjia dhe targat.

Sa i përket energjetikës, në të njëjtën ditë ai tregoi se ekziston mundësia për t’i hequr licencën e dhënë së fundmi Elektroseverit, por paralajmëroi gjithashtu se për të njëjtat tema do të flasë edhe sot në Beograd.

Në të njëjtën kohë, vizita e Lajçakut në Beograd dhe Prishtinë po bëhet më pak se dy javë para skadimit të afatit të dhënë nga qeveria e Kosovës – 31 tetor, deri në të cilën urdhërohet ndërrimi i targave të Serbisë – targave RKS.

/GazetaSinjali/