Emisari i posaçshëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka folur lidhur me reagimet që erdhën pasi u shfaq afër një harte ku Kosova paraqitej brenda kufijve të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak, tha se imazhi i hartës në intervistë ka qenë i paqartë.
Ai, gjithashtu ka ndarë një foto nga afër të kësaj harte e cila sipas tij është hartë zyrtare e BE-së.
“Derisa harta në zyrën time në një imazh të paqartë gjatë intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime, sot, unë po e ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu vija që ndan Kosovën nga Serbia”, ka shkruar Lajçak./Gazeta Sinjali/
As the map in my office in the blurred screenshot of my interview has caused some misperceptions today, I am sharing an actual close-up photo of it. It is an official EU map of the Western Balkans. Kosovo is there and so is the line separating Kosovo from Serbia. pic.twitter.com/VXFggOLmug
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021