image Lajçak: Përpjekjet e Qeverisë për sundim të ligjit në veri nxitën kundërshtime te ndërkombëtarët dhe sollën tensione

Politikë

Lajçak: Përpjekjet e Qeverisë për sundim të ligjit në veri nxitën kundërshtime te ndërkombëtarët dhe sollën tensione

news image

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak ka thënë se marrëdhëniet Kosovë-Serbi, janë sfida më e madhe strategjike në rajon. Ai ka thënë se 18 muaj pas arritjes së Marrëveshjes në rrugën drejt normalizim, nuk është parë implementim.

“Vazhdoj të besoj që marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë përbën sfidën më të madhe strategjike në rajon. Kanë ndikim në gjithçka, duke nisur me bashkëpunimin rajonal dhe duke përfunduar me integrimin evropian. Vitin e kaluar arritëm diçka shumë të rëndësishme, Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, që jep një trajektore shumë të qartë përpara normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Fatkeqësisht, sot 18 muaj më vonë kemi parë shumë pak implementim të marrëveshjes, që është zhgënjyese”, tha Lajçak.

Në vend të kësaj, i dërguari i BE-së ka thënë se janë parë përpjekjet e Qeverisë për sundim të ligjit në veri, për të cilat, u shpreh se janë bërë në një mënyrë që ka nxitur kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar.

“Çfarë kemi parë në vend të kësaj janë përpjekjet e Qeverisë për të arritur sundimin e ligjin në veri të Kosovës. Të gjithë përkrahin sundimin e ligjit. Por për fat të keq, kjo është bërë në një mënyrë që ka nxitur kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar dhe frustrim te komuniteti lokal. Prandaj, kemi më pak normalizim, dhe më shumë tensione”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/