image Lajçak përfundon vizitën në Kosovë, sot mban konferencë

Politikë

Lajçak përfundon vizitën në Kosovë, sot mban konferencë

news image

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajçak, do të përfundojë sot vizitën tre ditore në Kosovë.

Emisari i BE-së do tu adresohet gazetarëve mëngjesin e sotëm për të përmbledhur rezultatet e vizitës.

Lajçak konferencën do ta mbajë në ora 09:45 në Shtëpinë e Evropës.

Kujtojmë se Lajçak, gjatë vizitës në Kosovë ka takuar kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët opozitarë në vend.

Pas Kosovës, ai do të niset për në Beograd ku do të qëndrojë deri më 1 korrik.

/GazetaSinjali/