image Lajçak për vizitë në Serbi, nesër takohet me Vuçiqin

Rajon

Lajçak për vizitë në Serbi, nesër takohet me Vuçiqin

news image

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër më 23 nëntor do të takohet në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi do të mbahet në orën 12:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb, raporton Tanjug.

Për takimin, mediat do të informohen përmes një komunikate, njoftoi sot Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Serbisë./GazetaSinjali/