image Lajçak nuk e pranon se i kanë kërkuar Kurtit ta shtyjë vendimin për targa dhe dokumente: Ka shumë spekulime

Politikë

Lajçak nuk e pranon se i kanë kërkuar Kurtit ta shtyjë vendimin për targa dhe dokumente: Ka shumë spekulime

news image

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, sot është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Pas këtij takimi, Lajçak tha se janë diskutuar tema të rëndësishme, raporton “Kosovo online”.

Lajçak e vlerësoi këtë takim si shumë të rëndësishëm.

“Një takim shumë i rëndësishëm me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” tha Lajçak para gazetarëve.

Ai u pyet edhe rreth raportimeve se ata kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa e dokumente për tre muaj.

“Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”, u përgjigj Lajçak.

Lajçak dhe Escobar sot në Mitrovicën e Veriut kanë biseduar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

/Gazeta Sinjali/