image Lajçak nga Beogradi në Prishtinë, në qendër të vizitës dialogu mes dy vendeve

Politikë

Lajçak nga Beogradi në Prishtinë, në qendër të vizitës dialogu mes dy vendeve

news image

Mirolsav Lajçak, i dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë, do të zhvillojë një vizitë në Beograd ditën e hënë dhe një ditë më pas do të udhëtojë për në Prishtinë.

Në Kosovë, Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Kurse në Beograd është konfirmuar takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe, Lajçak ka treguar mbrëmë për takimet që ka pasur javën që shkoi, që në fokus e kishin dialogun, zhvillimet në rajon dhe zgjedhjet e fundit në Serbi, por nuk ka ndarë detaje nga vizitat që janë paralajmëruar në Kosovë e Serbi.

/GazetaSinjali/