I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Bruksel ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.
Lajçak ka shpërndarë një foto të përbashkët në rrjetin social “X”, duke theksuar se bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në dialog është i shkëlqyer.
“Është kënaqësi të shohësh Ambasadorin Hill në Bruksel këtë javë! Është gjithmonë e dobishme të krahasosh shënimet dhe të planifikosh hapat e ardhshëm. Ju falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer të dialogut BE-SHBA,” shkroi Lajçak.
Great to see @usambserbia in Brussels this week! Always useful to compare notes and plan next steps. Grateful for the excellent 🇪🇺🇺🇸 cooperation on the Dialogue. pic.twitter.com/pVBolMzelF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 8, 2023