image Lajçak: Kosova dhe Serbia ta lënë të kaluarën prapa, dialogu zgjidh çështjet e pazgjidhura

Politikë

Lajçak: Kosova dhe Serbia ta lënë të kaluarën prapa, dialogu zgjidh çështjet e pazgjidhura

news image

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët pas takimeve që kanë zhvilluar në Kosovë.

Lajçak në këtë konferencë ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia ta lënë të kaluarën prapa në mënyrë që t’i normalizojnë marrëdhëniet.

“Ne e shohim dialogun si prioritet kyç në Ballkanin Perëndimor dhe besojmë që normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të zgjidh çështjet e pazgjidhura, por do të kontribuojë në stabilitetin në rajon por do të sjellë përfitime për qytetarët. Do të krijojë vende punë, do ta zhvillojë ekonominë. Dy ditët e kaluara kanë qenë shumë produktive. E kemi bërë të qartë se ne e respektojmë parimet e Kosovës në dialog. Ne po ashtu kemi thënë se ne kemi pritur progres më të shpejtë në dialog vitin e kaluar por shpresojmë që të jetë kështu këtë vit”, ka thënë ai.

Kurse, Escobar në anën tjetër tha se SHBA-të e mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. /GazetaSinjali/