Zëvendësndihmës sekretari i ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, nisën dje vizitën e tyre zyrtare në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme ata u takuan me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociaorin në dialog, Besnik Bislimin.
Sot, dy diplomatët do të vizitojnë pikën kufitare në Mutivodë, e cila është funksionalizuar në kuadër të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), marrëveshje kjo që po zbatohet vetëm nga pala kosovare.
IBM ka vite që zbatohet në Bërnjak, Jarinje, Merdare e Dheun e Bardhë./GazetaSinjali/