image Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin: Folëm për nevojën për zgjedhje të reja lokale dhe kthimin në dialog

Politikë

Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin: Folëm për nevojën për zgjedhje të reja lokale dhe kthimin në dialog

news image

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka reaguar lidhur me takimin që ka pasur në Beograd me presidentin serb, Vuçiq.

Emisari Lajçak ka bërë të ditur se temë diskutimi kanë qenë zgjedhjet e reja në veri të cilat duhet të mbahen me pjesëmarrjen e serbëve, dhe kthimi në dialog.

Postimi i tij:

Vazhdova vizitën time për t’u takuar me Vuçiq. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog. Takimi dhe udhëtimi ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm.

/GazetaSinjali/