image Lajçak deklarohet pas takimit me opozitën: Dialogu të vendoset mbi politikat ditore partiake

Politikë

Lajçak deklarohet pas takimit me opozitën: Dialogu të vendoset mbi politikat ditore partiake

news image

I dërguari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet e sotme me liderët opozitarë në Kosovë.

Lajçak, theksoi se iu tregoi liderëve opozitarë se Bashkësia Ndërkombëtare do ta vendos Dialogun mbi politikën e përditshme.

“Në ditën e dytë në Kosovë, u takova me liderët e partive opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

/GazetaSinjali/