image Lagjja Pejton sot pa energji elektrike

Sociale

Lagjja Pejton sot pa energji elektrike

news image

Lagjja Pejton sot do të mbetet pa energji elektrike nga ora 09:00 deri 21:00.

Sipas njoftimit të KEDS-it kjo do të bëhet për shkak të ndërrimit të një transformatori të vjetër më të ri.

“Aty është trafo e vjetër e cila nuk po i plotëson më kërkesat e konsumatorëve prandaj po zëvendësohet me këtë trafo më të madhe. Gjatë procesit të zëvendësimit të trafove dhe stabilimenteve përkatëse është e pamundur të punohet nën tension, prandaj është bërë ndalja e planifikuar nga ora 9:00 dhe do të zgjasë deri në ora 21:00, kur do të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftim.

Punime të njëjta po zhvillohen edhe në lagjen Bregu i Diellit.

KEDS-i njoftoi se në tërë Prishtinën po futet rrjeti i tensionit të mesëm nën tokë, duke u eliminuar shtyllat elektrike.

“Po dyfishohen kapacitetet e rrjetit, po ndërrohen komplet kabllot nëntokësore më të reja dhe po ndërtohen linja alternative rezervë të furnizimit në rast të të papriturave”. / Gazeta Sinjali/