image Lagjet e Prishtinës që do të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën

Sociale

Lagjet e Prishtinës që do të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të disa punimeve në rrugën “Tirana”, disa lagje të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin Lagjja “Lakrishte”, një pjesë e Lagjes “Dardania” dhe një pjesë e Lagjes “Arbëria” mbi hekurudhë deri te objekti i ri i Komunës së Prishtinës.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit. Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaSinjali/