Një laborator i dyshuar për prodhimin e drogës sintetike është zbuluar në një lagje të banuar në Hagë të Holandës, duke detyruar autoritetet të evakuojnë dhjetëra familje për arsye sigurie.
Sipas mediave holandeze, rreth 150 banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi ekipet e specializuara të policisë ndërhynë për largimin e disa rezervuarëve me rreth 500 deri në 750 litra materiale potencialisht të rrezikshme.
Policia ka bërë të ditur se zbulimi i një laboratori të tillë në një zonë të banuar është një rast jo i zakonshëm, ndërsa hetimet kanë çuar në arrestimin e katër personave të dyshuar, të moshës nga 34 deri në 71 vjeç.
Dyshohet se laboratori përdorej për prodhimin e MDMA-së dhe pilulave ekstazi, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur përmasat e aktivitetit të paligjshëm.
Ky është evakuimi i dytë i banorëve në të njëjtën zonë brenda 24 orëve, pasi policia ka ndërmarrë masa shtesë për garantimin e sigurisë publike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!