Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari Labinot Tahiri, ka publikuar një fotografi me kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn, të cilën e ka shpoqëruar me një shkrim.
Tahiri e ka cilësuar Haradinajn si njeri të drejtë që sulmohet vazhdimisht, duke deklaruar se po mundohet që në mandatin e ri të jetë përkrah tij, shkruan Sinjali.
“Nuk e di a do jem në këtë mandat me të, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm ti sherbej njerëzve derisa të më vijnë ditet e mia që mund te jap me shumë ne aspektin e politikës!”, ka shkruar ai në Facebook.
Më tej ai ka paralajmëruar se këto ditë do të aderoj në njërën nga partitë politike.
“Këto ditë, në njërën nga dy subjekte që unë mund të shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim te vendit, do të aderojë në këto pak dite sa na kanë mbetur!”, ka shkruar Labi.
Mandatin e kaluar, kryeministri tashmë në largim, Ramush Haradinaj është takuar disa herë me deputetin Labinot Tahiri. /Sinjali