image Labinot “interesxhia”, përfitoi mijëra euro nga Telekomi

Kosovë

Përfitim/ Labinot “interesxhia”, përfitoi mijëra euro nga Telekomi

news image

Këngëtari Labinot Tahiri është njëri prej përfitueve të fondeve të Telekomit të Kosovës, në emër të kategorisë së sponsorizimeve.

Deputeti i cili njihej për aktivitetin e tij humanitar, ishte bërë interesxhi para kompanisë publike, dikur më profitabile në vend, por tani nën kanosjen për falimentim si rezultat i keqmenaxhimit të parasë publike.

Ai në shkurt të vitit 2016 kishte marr nga Telekomi i Kosovës për një videoklip, hiç më pak se 6 mijë euro, në kohën kur kjo ndërmarrje udhëhiqej nga drejtori ekzekutiv, Agron Mustafa, raporton Sinjali.

Këngëtari që i hyri politikës përmes partisë së Behxhet Pacollit, interesin e tij për përfitim të fondeve publike për koincidencë e ka sublimuar edhe në vetë këngën që titullohet “Interesgjike”.

Politikani nga Ferizaji i cili humbi mandatin e deputetit pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës duket se ka mbetur i papërcaktuar  rreth të ardhmes së tij politike. Ai ulësen e deputetit e mori përmes Aleancën Kosova e Re, por nuk i shkoi mirë me partinë e Behxhet Pacollit duke vendosur t`i ndaj rrugët  me të.

Së fundi, në publik u përfol se ai do të aderojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës por deri më tash ende nuk është bërë zyrtar kalimi i tij.  /Sinjali/