Kosova po ballafaqohet me një gjendje të rëndë, pasi çdo ditë e më shumë po shtohen rastet e reja me koronavirus.
Mirëpo, këngëtari i njohur ditë më parë tha se ky virus nuk ekziston, duke thirrur kështu në protestë për shkak se nuk po lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve.
Madje, në një postim së fundi, ai hedhi dyshime se kjo gjë po bëhet me qëllim të shpërqendrimit të vëmendjes nga zhvillimet e fundit politike në vend.
Reagime të shumta kanë nxitur në publik deklaratat e këngëtarit, madje ka prej tyre që e sfidojnë atë të vizitojë klinikën infektive pa maskë e doreza.
“Nese ska virus shko ne Spitalin e prishtines ku jan te smurit me Covid-19 Pa Mask Pa Dorza jepjav doren. Kollaj osht me fol prej interneti”, i shkruan një komentues Labit.
Ndërsa, përgjigja e tij ishte e menjëhershme “kam shkua me qindra here un ti kam nxjerr femijet me semundje me te rende se sa ky virus prej spitaleve shko pyeti mjeket. Askush sesht kunder punes se mjekeve se ata se kan çpik kete virus por qeshtja eshte se dojne me e tranu popullaten, kaq jaran”. /Gazeta Sinjali/