Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri nuk e ka mbajtur premtimin se nuk do t’i presë flokët dhe mjekrën pa ndodhur liberalizimi i vizave.
Premtimin e dhënë në shkurt të këtij viti, ai e ka thyer para se të niset për në zyrën e kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, duke e zyrtarizuar kalimin e tij në AAK, shkruan Sinjali.
Në shkurt të këtij viti, Labi përmes një videoje ishte zotuar se ‘nuk do t’i prekë’ flokët dhe mjekrën derisa të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo video bëri bujë në rrjetet sociale, duke u shoqëruar me komente dhe tallje të ndryshme. /Sinjali