image Labi nuk i kreu punë kësaj radhe ministrit nga Ferizaj – Ekrem Mustafa pëson debakël

Kosovë

Zgjedhje/ Labi nuk i kreu punë kësaj radhe ministrit nga Ferizaj – Ekrem Mustafa pëson debakël

news image

Labi nuk i kreu punë kësaj radhe ministrit nga Ferizaj – Ekrem Mustafa pëson debakël.

Labinot Tahiri – Labi, kësaj radhe ka qenë i pafuqishëm për ta ndihmuar Ekrem Mustafën, siç e kishte bërë gjatë Qeverisë Haradinaj, raporton Gazeta Sinjali.

Me ndikimin e Labit se Kosova duhet ta ketë një ministër apo një ambasador nga Ferizaj, Ekrem Mustafa ishte bërë ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, me kriterin e vetëm të jetë nga Ferizaj.

Por Labi ka qenë i pafuqishëm që Ekrem Mustafa nga Ferizaj të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Në fakt partia ku Mustafa kërkoi të bëhet deputet nuk arriti të kaloi pragun zgjedhor.

Por edhe nëse do ta kalonte pragun zgjedhor koalicioni Nisma – AKR, Ekrem Mustafa nuk do të mund të bëhej deputet me vetëm 774 vota, aq sa mori ministri i Brendshëm në detyrë.

Në fakt Labinot Tahiri – Labi në këto zgjedhje nuk arriti ta ndihmojë as veten e tij. Ai ka dështuar të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk i mori votat e mjaftueshme /Gazeta Sinjali/