Këngëtari i njohur i estradës kosovare, Labinot Tahiri, gjatë këtyre ditëve ka bërë bujë të madhe në media për shkak se kishte mbajtur një protestë së bashku me disa kolegë të tij, duke kërkuar drejtësi pasi që nuk po lejohet mbajtja e dasmave dhe koncerteve.
Nga kjo protestë ai bëri disa deklarata që u komentuan në masë të madhe nga publiku.
Tahiri, i cili ishte edhe organizator i protestës, tha se nëse nuk hapen restorantet për organizimin e dasmave, ai do të këndojë jashtë Kosovës.
Siç duket ai po e mban premtimin e thënë, i cili përmes një InstaStory ka treguar se ka shkruar në Mal të Zi për të kënduar.
“Me nënë e baba për Ulqin, bile atje këndojna pak”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, pas protestës së artistëve shqiptarë, Labi u takua edhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, teksa kanë diskutuar për kërkesat e tyre dhe hapat që do të ndërmarrin, gjithnjë sipas rekomandimeve të IKSHPK. /Gazeta Sinjali/