Fituesi i maratonës “Prishtina 2024”, në konkurrencën e meshkujve është keniani Laban Cheruiyot.
Ndërsa në konkurrencën e femrave këtë maratonë e ka fituar, Luiza Gega.
Në maratonën e kryeqytetit sipas organizatorëve kanë marrë pjesë mbi 1200 persona. Kritika për organizim kishte për shkak se vrapuesit pengoheshin nga veturat, por mungonin edhe pikat e furnizimit me ujë e lëngje tjera.