Këngëtarja shqiptare, Ana Kabashi, pësoi një lëndim në këmbë gjatë një loje që iu dha nga ‘Vëllai i Madh’.
Asaj iu desh të linte shtëpinë për pak çaste në mënyrë që të bëntë një kontrollë në lidhje me incidentin.
Në bazë të imazheve të reja që janë publikuar në rrjete sociale, artistja është parë me paterica dhe allçi.
Megjithatë, bukuroshja nga Peja duket në gjendje të mirë shëndetësore.
Big Brother ndërkohë nisi të hënën (5 dhjetor) nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Në spektaklin madhështor kanë hyrë rreth 14 banorë, në mesin e tyre dhe një çift.
Ata duhet theksuar se garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.