image “La Casa de Papel”, a do të jetë sezoni i pestë i fundit?

Film

“La Casa de Papel”, a do të jetë sezoni i pestë i fundit?

news image

Regjisori i “Money Heist”, thotë se mund të ketë një spin-off të “La Casa de Papel” pas sezonit të pestë.

“Money Heist” do të përfundojë master planin e Profesorit gjatë këtij viti, por një nga regjisorët kryesorë të shfaqjes ka siguruar fansat se një seri vijuese mund të jetë ende e mundur, shkruan Express.co.uk.

Seriali i fashmëm spanjoll do të marrë fund këtë vit me një sezon të pestë dhe të fundit në Netflix.

Sidoqoftë, regjisori prej kohësh i “Money Heist”, Javier Gómez Santander ka sugjeruar që hiti më i madh ndërkombëtar mund të vazhdojë përfundimisht me një spin-off të ri.

Skenaristi televiziv, Santander ka paralajmëruar se sezoni i pestë dhe i fundit i “Money Heist” nuk do të jetë i fundit që shohin nga “La Casa De Papel”.

Transmetuar fillimisht në rrjetin spanjoll Antena 3, seriali u bë një hit i madh kur u mor nga Netflix për audiencat ndërkombëtare.

Për fat të keq, seriali do të marrë fund në një sezon të pestë, që pritet të dalë në ekrane në fund të kësaj vere.

Sidoqoftë, episodet e ardhshme do të sjellin planin e vjedhjes së dytë të profesorit (të luajtur nga varlvaro Morte) në një përfundim kumbues.

Reagimet e fansave për pjesën e fundit ishin sigurisht të ndryshme, veçanërisht pas vdekjes së Nairobit të preferuarës së serialit (Alba Flores).

Fatmirësisht, prodhimi në sezonin e ardhshëm po bën përparim të mirë në Madrid dhe dy episode shtesë këtë herë shpresohet të ndihmojnë serialin të arrijë një përfundim të kënaqshëm.

/GazetaSinjali/