image Ky vend është i treti në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus

Botë

Ky vend është i treti në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus

news image

India renditet e treta në botë për nga numri i të infektuarve me COVID-19.

Në 24 orët e fundit, ky shtet raportoi më shumë se 24 mijë raste, duke e çuar totalin e të infektuarve në rreth 700 mijë. Ndërsa bilanci i viktimave është rreth 20 mijë.

India ka përjetuar një rritje të nivelit të përhapjes së virusit gjatë javëve të fundit pas rihapjes së qendrave tregtare dhe vendeve të kultit.

Ndërkohë, një grup shkencëtarësh nga India kanë lëshuar një alarm lidhur me një vaksinë potenciale.

Ata thonë se afati i 15 gushtit, i vendosur nga Këshilli për Kërkimet Mjekësore për vaksinimin e popullatës, është i parealizueshëm.

Akademia e Shkencave të Indisë paralajmëron se ky është një veprim i nxitur që mund të komprometojë standardet dhe proceset shkencore./Gazeta Sinjali/