Republika Çeke raportoi të hënën për rënien e numrit të rasteve me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë tha se deri në mesnatën e së dielës, Çekia ka pasur 4 mijë e 591 raste me koronavirus, që do të thotë 2.6 për qind më shumë se ditën paraprake.
Kjo, sipas autoriteteve, është përqindja më e ulët e rritjes së numrit të rasteve që nga fillimi i marsit, kur Çekia ka raportuar rastet e para me koronavirus.
Ky vend ka kryer 85 mijë e 14 teste deri më tash dhe synon të rrisë kapacitetin e testimit përtej 10 mijë në ditë. Në Çeki, 96 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa 72 kanë vdekur.
Deri të dielën, 391 persona kanë qenë në spital, 84 prej tyre në gjendje serioze./ Gazeta Sinjali/