image Ky shtet do të kryejë teste falas për COVID-19 te macet e qentë

Botë

Ky shtet do të kryejë teste falas për COVID-19 te macet e qentë

news image

Kryeqyteti i Koresë së Jugut thotë se do të kryej teste falas për COVID-19 tek qentë dhe macet shtëpiake, nëse kanë kontakt me njerëzit e infektuar dhe shfaqin simptoma.

Zyrtari i Seulit, Park Yoo-mi tha se kafshët shtëpiake që infektohet, duhet të karantinohen në shtëpitë e tyre ose në objektet e përcaktuara në qytet, për 14 ditë.

Qeveria javën e kaluar ka lëshuar udhëzime për testet e virusit tek kafshët shtëpiake, pasi një mace në qytetin Jinju, doli se ishte prekur me koronavirus.

Park tha se autoritetet janë të gatshme të kryejnë testime falas për kafshët shtëpiake që nga e hëna, raporton AP.

Zyrtarë të Seulit thonë se nuk ka dëshmi që kafshët transmetojnë virusin tek njerëzit. Ata thonë se do testojnë vetëm kafshët shtëpiake e jo të gjitha, për shkak se ato janë në kontakt më të afërt me njerëzit./Gazeta Sinjali/