Brazili ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus të shtunën, duke kaluar Italinë dhe Francën që ishin epiqendra e virusit në Evropë.
Totali I infektimeve është 233,511 raste. Sipas statistikave, Brazili ka numrin më të madh të rasteve pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Britanisë.
Numri i testimeve të kryera në Brazil është ende shumë larg nga shtetet tjera evropiane. Ndërkaq, Italia dhe Spanja kanë kryer 1.9 milion teste për koronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë në Brazil raporton në total për 15,662 viktima./ Gazeta Sinjali/