image Ky rrëfim i Selena Gomezit s'do t'i pëlqejë aspak Trumpit

Bota e Yjeve

Foto/ Ky rrëfim i Selena Gomezit s’do t’i pëlqejë aspak Trumpit

news image

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez ka “sulmuar” së fundmi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për politikën agresive që po ndjek ndaj imigrantëve. Duke rrëfyer mënyrën se si familja e saj u zhvendos në ’70, Selena u shpreh se SHBA-ja nuk duhet të harrojë se u krijua pikërisht nga njerëzit e ardhur.

“Në vitin 1970 tezja ime kaloi kufirin përmes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e fshehur në pjesën e pasme të furgonit. Pastaj pasuan gjyshërit dhe pak më vonë babai im lindi në Teksas. Në 1992 unë linda si një qytetare amerikane falë guximit dhe sakrificës së familjes time”, u shpreh fillimisht Selena.

“Imigrimi i paligjshëm është një temë për të cilën unë mendoj çdo ditë. Asnjëherë nuk harroj se sa me fat isha që linda në këtë vend, falë familjes time dhe rrethanave. Kur shoh zemërimin që është në mediat sociale kam frikë për vendin tim…Mënyra se si i qasemi imigracionit dëshmon për njerëzimin tonë, empatinë tonë, dhembshurinë tonë. Mënyra se si ne e trajtojmë fqinjin tonë si qenie njerëzore përcakton se kush jemi”, vijoi ajo.

“Unë nuk pretendoj të jem eksperte dhe jam e vetëdijshme se ne kemi nevojë për rregulla, por duhet të kujtojmë se vendi ynë u krijua nga njerëz të ardhur nga vendet e tjera. Çdo individ ka një histori komplekse, e cila nuk mund të zvogëlohet në një slogan”, tha Selena.