Barrow, qytet në Alaska, nuk do të ketë kontakt me diellin për dy muajt e ardhshëm, transmeton Gazeta Sinjali.
Barrow është një qytet i vogël gjendet në veri të Rrethit Arktik dhe ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.
Ky fenomen ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës, që ndalon rrezet e diellit të duken mbi horizont.
Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët, por shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil.
Barrow nuk është i vetmi vend në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listë të natës polare për shkak të vendndodhjes larg në veri.
E kundërta ndodh në stinën e verës, kur shfaqet fenomeni i njohur si një diell mesnate ose ditë polare dhe shkakton 24 orë dritë. /Gazeta Sinjali/