Ka përfunduar konkursi për përzgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
Procesi i vlerësimit është bërë nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës është publikuar njoftimi me pikët e arritura të kandidatëve ku shihet se nga të gjithë kandidatët, vetëm Florim Canolli, Arben Krasniqi dhe Lulzim Beqiri janë vlerësuar deri në fund me intervistë.
Florim Canolli është i prinë kësaj liste me 81.71 pikë dhe pritet ta marrë këtë pozitë
Në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, deri tani ka qenë Fitim Krasniqi.