image Ky është zyrtari policor i suspenduar për dhunë në familje

Siguri

Ky është zyrtari policor i suspenduar për dhunë në familje

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor në Prishtinë, i cili dyshohet për dhunë në familje. Sinjali mëson se polici i suspenduar është Bedri Januzi.

IPK sot njoftoi se pasi ka pranuar informacione nga Policia e Kosovës, është intervistuar bashkëshortja e zyrtarit policor.

“Inspektorati policor i kosovës (ipk) respektivisht hetuesit e departamentit të hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK ka pranuar mbrëmë informacione nga policia e kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në prishtinë ka kryer veprën penale dhunë në familje. menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/