Ministria e Drejtësisë sot ka marrë vendim për zëvendësin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm.
Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të politikave në këtë ministri, Lulzim Beqiri është emëruar zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.
Në vendimin e nënshkruar nga ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, thuhet se ai ka hyrë në fuqi nga sot.
Deri tani në këtë pozitë ka qenë Ardian Bajraktari.